Një grua 27 vjeç pasi është rrahur, droguar me dhunë dhe hedhur në rrugë nga bashkëshorti i saj, është proceduar dhe nga policia e Vlorës për ‘braktisje të fëmijëve të mitur”, bëjnë të ditur burimet për Faxweb.al. E reja e cila kishte dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç, pas largimit nga i shoqi abuzues, për shkak të pamundësisë ekonomike për të mbajtur fëmijën e saj, e ka lënë përkohësisht atë në Shtëpinë e Foshnjës në këtë qytet derisa të krijonte kushtet për mirërritjen e saj. Por sipas policisë institucioni i cili ka referuar rastin, vajza 27 vjeç do të procedohet për braktisje të fëmijës së mitur, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të, apo dhe nënën e re e cila përveçse është abuzuar vazhdimisht nga babai i fëmijës së saj, do ti duhet të përballet dhe me drejtësinë.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen A.T.,27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.