Ka përfunduar fjalimi i Lulzim Bashës përpara delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, ku kryetari nuk ka suprizuar.

Edhe këtë herë Bashës i ka ikur zëri, ndërkohë që mbajti një fjalim me tone të larta, kundër parardhësit të tij në krye të Partisë, Sali Berisha.

Në fjalën e tij përpara Kuvendit, Basha tha se PD nuk mund të jetë një forcë antiamerikane, dhe nuk mund të bëjë dramë të sajë, dramën e Sali Berishës.

Pjesë nga fjala e Bashës gjatë Kuvendit:

Kjo është një ditë e mirë për të parë brenda vetes, për të reflektuar mbi atë që ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi. Ky refelektim, që në disa aspekte të tij është i vonuar, është njëkohësisht i destinuar të udhëheq rrugën përpara, të na bashkojë brenda radhëve tona, të na afrojë me shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha për të na vendosur përballë regjimit me një kontrast të thellë.

Ky kontrast është më në fund i mundur, pasi përballë kemi një kundërshtar që ka mbi supe përgjegjësi të tmerrshme për atë që i ka bërë këtij vendi, që ky regjim e ka krimbur në korrupsion, duke e shndërruar në një djerrinë shpresash dhe aspiratash.

Por tani ka përsëri një shpresë, dhe ajo jeni ju ajo jemi ne ajo është Partia Demokratike.

Ju demokrate dhe demokratë guximtarë, që keni zbritur pa u kursyer në fushëbetejë sa herë historia ju ka thirrue të veproni, jo për hesape të vogla, as për interesa peronale, por për të qenë gardainët e interesave të shqiptarëve.

Ju demokrate dhe demokratë që me sakrificat tuaja, i keni dhënë mundësinë Partisë Demokratike të shkruaj faqet më të ndritura të 31 viteve të fundit, të shënojë arritjet më të mëdha në shërbim të shqiptarëve.

Sot, të shpenguar nga kostot dhe gabimet e të shkuarës, ju jeni alternativa më e pastër, shpresa më e bukur, që shqiptarët kanë për ndryshim.  Ju jeni forca morale, që ndryshimin nuk e kërkon me mjetet e të keqes, por me vlerat me të cilat u mbrujtëm për dekada me radhë dhe na bëjnë krenarë që t’i themi vetes demokratë.