Burime bëjnë me dije se në pikat e kalimit kufitar të Goricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.
Në Qafë Thanë sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punojësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, njësoj funksionon dhe pika e Goricës.