Teksa rastet e reja me Covid-19 vijojnë të shtohen, është shfaqur një simptomë e re e variantit të Omicron.
Dr. John Torres , korrespondent i NBC Neës, tha për emisionin “Today” se një nga simptomat më të zakonshme të COVID-19 – humbja e shijes dhe nuhatjes – nuk është përjetuar nga pacientët me variantin Omicron.
Megjithatë, “njerëzit po raportojnë djersitje gjatë natës, që është një simptomë shumë e çuditshme që e përjetojnë ata që janë infektuar me Covid-19,” tha Torres në emisionin “Today”.
Djersitja gjatë natës është bërë një nga simptomat e zakonshme të variantit të omicron, së bashku me dhimbjet e muskujve, lodhjen dhe gërvishtjet e fytit.
Torres tha që duhet të supozoni se keni COVID-19 nëse filloni të ndiheni të sëmurë, pavarësisht nga simptomat që keni.