Home SHOWBIZ Ndodhet në Shqipëri dhe thotë se është në Mykonos, Enca ironizon Loredanën!

Ndodhet në Shqipëri dhe thotë se është në Mykonos, Enca ironizon Loredanën!

26

Loredana udhëtoi disa ditë më parë drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij. Madje ajo ndau në rrjete sociale disa imazhe shumë të ëmbla me Poem Blu, vajzën e reperit. Gjithashtu Loredana ndau disa foto me Ylli Limanin, me të cilin po përflitet se do të vijë me një bashkëpunim.

Mirëpo ndjekësit e Loredanës ka vënë re se në të gjitha postimet e saj të fundit ajo nuk tregon vendndodhjen e vërtetë. Reperja ka vendosur si lokacion në postime ishullin Mykonos, që ndodhet në Greqi, ndërkohë që të gjithë e dinë se ajo ndodhet në Shqipëri. Po ashtu ndjekësit kanë vënë re në një postim të Loredanës targa shqiptare në një makinë.

Për këtë arsye ajo ka marrë një thumb nga këngëtarja tjetër Enca. Kjo e fundit ka postuar sot në Instagram disa video nga liqeni i Pogradecit dhe shprehet shumë e lumtur që ndodhet atje për të pushuar. Fillimisht në një video ajo ka vendosur si lokacion “Brazil”, por më pas ka zbuluar se ndodhet në Pogradec.

“Ç’Brazil le***. Ku ka si Pogradeci”, shkroi këngëtarja më pas.

Teksa shprehet e lumtur që ndodhet e vetme duke shijuar liqenin e Pogradecit, ajo shkruan me ironi:

“Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.