Era e rëndë, si dhe rreziku për ndonjë epidemi nga derdhja e mbetjeve të peshkut përgjatë rrugës Lezhë-Shëngjin ka alarmuar banorët e lagjes ”Xhenjo” dhe ”Shaljave” në Lezhë.
Situata bëhet më alarmante edhe me rritjen e temperaturave. Sipas banorëve të zonës, ndotja ka më shume se 2 javë duke akuzuar subjekte private që operojnë në zonë.
Autoritetet lokale pranë pranuan problematikën e krijuar, ndërsa shprehen se bashkia e ka të pamundur e vetme të kontrollojë dhe pastrojë gjithë territorin.
Vendosja e kamerave të sigurisë përgjatë aksit në Shëngjin pritet të ashpërsojë më tej luftën me ndotësit e mjedisit.
Kjo ndotje ka ndikim edhe te turistët, të cilët në këtë prag sezoni stepen, teksa ndiejnë aromën e rëndë në rrugën drejt plazhit të Shëngjinit.