“Limonata, ky është uji që pijmë ne.”

Ndotja e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e Postribës. Paraditen e sotme në shenjë revolte bllokuan rrugën që lidh këtë njësi administrative.

Sipas banorëve, uji është ndotur nga gurorja që është ndërtuar afër Ujësjellësit të zonës.

“Uji është i papijshëm, faturat janë maramendëse. Nuk vë kush dorë. Është bërë një gurore lart dhe ka shkatërruar Ujësjellësin. Nuk ka filtër as klor.Ky ujë është mbushur mbrëmë. Është më i pastër uji i Kirit. Të vënë dorë të rregullojnë ujin në një kohë që e paguajmë dhe pse është e lartë fatura. Të jetë uji i pijshëm.”

“Të largojnë guroren se do përplasemi shumë. Të dinë kush është Postricva, ka trima, ka  djem dhe të gjitha”.

Leja është dhënë nga Ministria e Mjedisit dhe Energjitikës.

“Përgjegjës janë Lefter Koka, Damian Gjiknuri dhe kryetarja e bashkisë Shkodër” thonë ata.

Banorët paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk ka zgjidhje.

“Protestat do të vazhdojnë, ndoshta edhe para Ministrive.”

“Nuk ndalemi, protesta tjetër do të jetë fill pas tre ditëve.”

"Limonata!"Ndotja e ujit të pijshëm ngre në