Shifrat shqetësuese
Niveli i ndotjes në qytetin e Elbasanit sipas matjeve të fundit është trefish më i lartë sesa normalja ndërsa në zonën industriale arrin deri ne 7- fish më i lartë. Pavarësisht se disa herë qytetarët janë ngritur në protestë , madje para disa vitesh me vendim të këshillit bashkiak u shpall emergjencë mjedisore asgjë nuk ka ndryshuar. Nisma e fundit i takon shoqërisë civile e cila paraditen e kesaj të mërkure mblodhi firma ne qender të qytetit, për ti paraprire hartimit të peticionit të ndotjes. Aktivisti i shoqërisë civile tha se është koha kur organet kompetetnte te reagojnë, ndaj ftoi qytetarët të bëhen sa me shumë duke lajmeruar marrjen jetë të një lëvizje masive në vijim.
Ishin të shumtë qytetarët që iu bashkuan peticionit të ndotjes. Të indinjuar për mos reagimin e qeverise në gjithë këto vite dhanë kontributin e tyre duke iu bashkuar kauzes.
Një nga zërat më kritikë të ndotjes në Elbasan ambjentalisti Ahmet Mehmeti flet me shqetësim për nivelin e ndotjes jo vetëm në zonën industriale por edhe me gjërë. I revoltuar me qeverinë pohoi se këta të fundit kujtohen për qytetarët vetëm ne kohe zgjedhjesh.
Në shtator të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit nisi një hetim për ndotjen e mjedisit në këtë qytet. Burime zyrtare nga Prokuroria citojne se në fokus të hetimit janë dhe institucionet shtetërore të mbrojtjes së mjedisit si dhe Inspektorati i Mjedisit.