
Disa bidonë janë gjetur në det në Gjrin e Vlorës nga Policia Kufitare dhe Guardia di Financa Italiane.
Ngjarja është regjistruar para tre ditësh në afërsi të ishullit të Sazanit, ku u panë rreth 30 bidona të mbushua me benzinë.
Dyshohet se një mjet tip skaf është ndjekur nga policia kufitare dhe më pas në ndjekje e sipër ai ka hedhur bidonat me benzinë në det dhe më pas është larguar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia kufitare ka kryer kontrrolle në gadishullin e Karaburunit dhe në ishullin e Sazanit, por mjeti tip skaf dyshohet se është larguar drejt ishujve të Greqisë.
