Lin Meng, një studiuese postdoktorale në Lawrence Barkeley National Lab kreu një studim mbi këtë fenomen dhe zbuloi se pemët në qytetet e SHBA fillojnë të çelin lulet e tyre më herët në krahasim me pemët që ndodhen në zonat rurale. Kjo gjë mundtë ndodhë për shkak të ndriçimit artificial nga dritat e rrugës apo tabelat e reklamimeve.

Këto drita artificiale ndryshojnë ciklin ditë-natë mbi të cilin pemët mbështeten, dhe në këtë mënyrë ora e tyre biologjike mund të çoroditet dhe bën që lulet e tyre të çelin më herët se ç’duhet. Kjo gjë mund të dëmtojë mbijetesën e tyre.

“Pemët nuk kanë ora apo kalendarë, e megjithatë ato gjithmonë e kuptojnë se kur pranvera vjen. Ne shpesh herë përdorim satelitët për të shikuar se kur bimët rimarrin ngjyrën e tyre jeshile në të gjithë botën.” tha Meng.

Më pas ajo përdori të dhënat e grumbulluara nga satelitët për t’i krahasuar ato me 85 qytetet më të mëdha të SHBA për një periudhë nga 2001 e deri në 2014. Ajo zbuloi se lulëzimi i pranverës bëhej 6 ditë më parë në zonat urbane në krahasim me zonat rurale.

“Diferenca gjashtë ditore u shkaktua kryesisht për shkak të temperaturave më të ngrohta urbane, të cilat ishin 1.3 gradë Celsius më të larta se ato rurale.” shtoi Meng.