Përbërja e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së ka ndryshuar, duke nisur nga kjo e mërkurë.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zhvilluar këtë të mërkurë u vendos ndryshimi i kryesisë së Grupit.
Ervin Salianji mban postin e nënkryetarit të Grupit. Albana Vokshi do të mbajë postin tjetër të nënkryetares së Grupit, së bashku me Salianjin.
Ina Zhupa merr postin e Zëdhënëses së Grupit Parlamentar.
Elda Hoti merr postin e Sekretares së Grupit Parlamnetar.
Më këto ndryshime, bëhet fakt shkarkimi i Arbi Agalliut si Sekretar i Gurpit dhe Orjola Pampurit si zëdhënëse e grupit. Ndërsa edhe Luçiano Boçi u zëvendësua si nën/kryetar i grupit pasi la mandatin dhe kandidoi në zgjedhjet lokale 2023.
news 24