Pas Policisë së Shtetit lëvizje ka patur edhe në burgje.

Ora News mëson se në krye të burgut 313 vjen Keidis Çela, ndërsa më herët ka qenë Shkëlqim Saraçi.

Saraçi është vendosur si drejtor i spitalit të burgut.

Ndryshime ka patur edhe në zinxhirin komandues të sigurisë së IEVP 313 si shefi i sigurisë së burgut dhe ai i shoqërimeve.

Burgu 313 është një nga burgjet ku janë vendosur personazhe të botës së krimit dhe ndodhen qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis.