
Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në zhvillimin e kolonive të bletëve, duke penguar riprodhimin e tyre në kohën e duhur.
Bletërritësit në juglindje të vendit po hasin vështirësi për të ruajtur stabilitetin e kolonive të bletëve për shkak të ndryshimeve të papritura të temperaturave dhe lagështisë.
Kryetari i shoqatës së bletërritësve, Kledian Kosturi, theksoi se kushtet atmosferike të pafavorshme kanë ndikuar në pamundësinë e rigjenerimit të familjeve të bletëve në kohë.
Ai gjithashtu theksoi se ndryshimet klimaterike po sjellin sfida të mëdha për bletërritësit, duke përfshirë infeksione të shumta që ndodhin tek bletët.
Specialistët rekomandojnë bletërritësit të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e kolonive të bletëve dhe të ndërmarrin masa parandaluese për të shmangur infeksionet.
Nga ana tjetër sa i përket prodhimit Kosturi thekson se vitin e kaluar, bletërritësit u përballën me një rënie të konsiderueshme në prodhimin e mjaltit,i cili arriti deri në 20% ndërsa për sivjet ai shton se është ende herët për të dhënë një vlerësim të saktë të prodhimit, por shprehet optimist.
