Pas mbledhjes së organizuar nga Këshilli Kombëtar i PD ku edhe u miratuan ndryshime e reja, PD i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare ku edhe ka njoftuar për vendimet e marra.
‘Pas vendimeve të Kryesisë së Partisë dhe këshillit Kombëtar të PD, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar, në përputhje me nenet 15 e vijues të Rregullores së Kuvendit, ju njoftojmë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 15.01.2022, kryetari i Grupit Parlamentar është zgjedhur Enkelejd Alibeaj, shkruhet në njoftimin e PD.




Kujtojmë se në mbledhjen e realizuar, kreu i PD Lulzim Basha largoi nga postet drejtuese mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha
Propozimet e Kreut të PD, Lulzim Basha këshillin Kombëtar, për komisionet parlamentare dhe Byronë e Kuvendit, emrat që vijnë e ikin:
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma – zëvendëson Albana Vokshin, e përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të kryesisë së PD.
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka – zëvendëson Agron Gjekmarkaj, i cili u miratua në postin e nënkryetarit të PD.
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi – zëvendëson Oerd Bylykbashin i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar) – zëvendëson Belind Këlliçi i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar) -Enkelejd Alibeaj, i cili merr postin e kreut të grupit parlamentar në vend të Alfred Rushajt.
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), – zëvendëson Grida Dumën, e cila u u propozua si kryetare e komisionit të shëndetësisë.
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar) – zëvendëson Dhurata Çupin që bëhet nënkryetare e komisionit të ligjeve.
