Ndryshimet e fundjavës së kaluar në kabinetin qeveritar, kanë bërë që edhe disa prej drejtorive të rëndësishme të kenë lëvizje në pozicionet drejtuese.

Kështu, në Portin e Durrësit pas largimit të Pirro Vëngut në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtuesin do t’a marrë Kreshnik Bajraktari.

Ndërkohë te Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) është larguar Petrit Malaj që ka marrë postin e Ministrit të Financave dhe në vend të tij ka ardhur Erlind Sulo, që më parë ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it.

Dallëndyshe Bicit i është besuar sërish posti i Kryeinspektores së IKMT-së, pas largimit nga ky institucion i Ervin Hoxhës që zuri vendin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Ndërkohë që pas largimit të Dallëndyshe Bicit nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, vendin e lënë bosh e ka marrë Lorena Goxhabelli, që më parë ka punuar në kabinetin e disa ministrave.

Lëvizjet në administratë

Porti i Durrësit

Ikën Pirro Vëngu

Vjen Kreshnik Bajraktari

AKBN

Ikën Petrit Malaj

Vjen Erlind Sulo

IKMT

Ikën Ervin Hoxha

Vjen Dallëndyshe Bici

Kadastra

Ikën Dallëndyshe Bici

Vjen Lorena Goxhabelli.

Top Channel