Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në selinë e Partisë Demokratike të Sarandës janë ndryshuar bravat e dyerve.

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike ditën e sotme ka paditur kreun e degës Sarandë, Vesel Koçiu i cili akuzohet se ka ndryshuar bravën dhe më pas është larguar.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Manjola Nikollo, Sekretarja e degës Matilda Qurku dhe kryetari i grupseksionit nr. 2, Albert Jorgji, kanë bërë kallëzim penal në policinë e Sarandës, me kërkesë që tu rikthehet çelësi i bravës së ndryshuar të selisë së PD-së në këtë qytet.