Arbitri i katërt në ndeshjen Shqipëri-Poloni, mes “Tre Luanëve” dhe kuqezinjve në “Wembley”. Ruddy Buquet është caktuar nga UEFA që të vendosë drejtësi në sfidën e parafundit kualifikuese për Shqipërinë. 44-vjeçari është i vetmi francez në trupën e caktuar për këtë ndeshje, teksa asistentët e tij si dhe zyrtarët e tjerë të takimit do të jenë gjermanë.

Me shumë mundësi gjyqtari gjerman, që ishte caktuar fillimisht për të gjykuar këtë sfidë, Felix Zwayer të jetë pozitiv me Covid, prandaj është ndryshuar nga drejtuesit e Uefa-s, gjithsesi qeveria europiane e futbollit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Marco Achmüller dhe Jan Seidel do të jenë dy gjyqtarët anësorë në këtë takim ndërsa në sistemin VAR është caktuar Bastian Dankert. Buquet ishte arbitri i katërt në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania” si dhe asistoi Clement Turpin për ta pezulluar ndeshjen për disa minuta, pas sendeve të hedhura nga tifozët në fushë.