Me vendimin e sotëm të Bordit të Transparencës çmimi i naftës është ulur me 6 lekë për litër, nga 229 në 223 lekë/ litri.
Edhe çmimi i benzinës është ulur me 5 lekë, nga 203 do të tregtohet me 198 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar 78 lekë/litri.
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 1 Tetor 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran dhe kursit të këmbimit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).