Një 49-vjeçare, e cila ishte nën masën ‘arrest në shtëpi’ është shpallur në kërkim në qytetin e Durrësit.Shtetasja me iniciale A.H., i ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari dhe në bashkëpunim me shtetasin me iniciale R.L., i mori me dhunë 44-vjeçarit celularin dhe një shumë parash.

Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”, i zhvilluar në muajin prill.