Vizitat në qytezën e vogël të Belshit, i cili ka marrë një nur të madh vitet e fundit, janë bërë mëse të zakonshme gjatë fundjavave.
Ndërthurja e bukurive natyrore, me ato arkitekturore e histrorike bëjnë që çdo herë e më shumë vizitorët ta frekuentojnë gjatë ditëve të pushimit.
Edhe pse masat e vendosura për pandeminë nuk i lejojnë grumbullimet masive, kjo duket se nuk i pengon aspak qytetarët që të dynden për të shijuar mrekullitë e panumërta të hapsirës së vogël me 84 liqene karstike.
Sapo fundjava troket, qytetarët elbasanas më së shumti, por jo vetëm, zgjedhin pa as më të voglin dyshim të “çlodhin sytë” pranë ngjyrave të vjeshtës që zona të ofron.
Disa zgjedhin shëtitjen pranë liqenit, disa konsumojnë një kafe të ngrohtë e disa preferojnë të provojnë ushqimet tradicionale të zonës të ndërthurura më kuzhinë moderne.
Ajo që po tërheq vëmendjen gjithnjë e më shumë për vizitorët qoftë kjo vendas apo të huaj, është liqenin e Merojës, një nga liqenet më të pastërta të zonës së Dumresë.
Pikërisht për këtë arsye bashkia e Belshit e
zgjodhi për të ndërtuar këtë plazh që është këtu, i cili ka funksionuar sivjet dhe do funksionojë dhe në vitet në vazhdim për pushimet verore.
Janë të panumërta atraksionet e tjera që zona të ofron e për këtë arsye çdo herë e më shumë duket se vizitorët shtyhen për t’i eksploruar ato.