Është shtyrë për më datë 17 tetor, seanca ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, që ndodhet në burg i akuzuar për blerje votash.
Gjyqtari Erion Çela, që është realtor i kësaj cështjeje, vendosi për të shtyre seancën ku pritet që të ketë një vendim në lidhje me kërkesat e mbrojtjes së Belerit. Ky i fundit i ka cilësuar politike akuzat ndaj tij.
Avokatët e Belerit kërkojnë pavlefshmëri të të gjitha akteve të Prokurorisë. Po ashtu kërkuan edhe përjashtimin nga çështja të gjyqtares Etleva Deda.
Për të ndjekur nga afër seancën, ka qenë e pranishme ambasadorja greke në vendin tonë dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, të cilët nuk pranuan që të flisnin për mediat.