Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se dje në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, gjatë një bastisje janë gjetur shtatë telefona, 11 karikuesë për telefona, tri USB, katër kufje, katër kabllo të karikuesve, një mbush baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, dy kutia me tableta dhe dy skalperë.

“Gjithashtu në të njëjtën ditë në QK Dubravë është gjetur një sasi e lëndëve narkotike”, ka shkruar Sallahu në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Sallahu tha se kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm nëpër qendra korrektuese.

Do të merren masa ndaj atyre që ndihmuan në futjen e gjësendeve të palejueshme dhe të rrezikshme në Qendrën Korrektuese në Smerkonicë dhe Dubravë.

Lexo të