Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë mbledhjes së sotme ka dërguar për hetim të thelluar në prokurori tre kandidatë të bashkibe të ndryshme.
KQZ ka kërkuart hetim të mëtejshëm për Qerim Ismailajn në Bashkinë e Mallakastrës, Kreshnik Hajdarin për Bashkinë e Kuçovës, si dhe nga Partia Socialiste si dhe Rezeart Tusha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shijakut.
Celibashi: Jemi ne kushtet qe do te kerkojm informacione nga prokuroia për kandidatin e PS për bashkinë e Kuçovës , Kreshnik Hajdarin. Për rastin Rezart Tushës, KQZ është e detyruar formalisht të kërkojë informacione nga prokuroria.
Të tre mbeten të regjistruar si kandidatë, derisa Prokuroria e Përgjithshme të flasë me konkluzion.
Gjatë fjalës së tij Franci Nuri u shpreh se: Kreshnik Hajdari eshte denuar nga Gjykata e Janines, vendim , qe Hajdari nuk e ka deklaruar kete te dhen ne formularin e kandidimit . Ne kerkojm te shpallet moskandidimi i tij. Ndaj kandidatit Rezart Tusha , nuk ka asnje arsye te nis nje hetim i thelkuar pasi ai ka kaluar nje filtet te till ne zgjedhjet e shkuara.