PRISHTINË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një deklaratë për mediat i bëri sërish thirrje Albin Kurtit të shtyjë vendimin për dinarin serb. Ai tha se SHBA është e frsutruar nga veprimet e njëanshme të Albin Kurtit.

“O’Brien e bëri të qartë se nëse Qeveria e Kosovës nuk na konsideron partnere, as ne nuk do ta konsiderojmë të tillë. Kam dëgjuar në intervista se kjo situatë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet tona. Dua të jem i qartë, thjesht nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim.Dhe gjatë kësaj periudhe duhet lejuar që Serbia t’i paguajë serbët, përfshirë pensionet, punonjësit e sistemi shëndetësor e të tjera. Nuk kam parë përpjekje që kjo të bëhet e mundur”, tha ai.

Më tej ai shtoi se “Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropë, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera.Qeveria nuk duket se po punon në partneritet. Duam të evitojmë këtë”/ abcnews.al