Nxënësit e komunitetit rom në Elbasan do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre amtare në shkollë. Kjo gjuhë është futur në dy shkolla 9-vjeçare ku ka shumicë të komunitetit rom, në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe “Hamit Mullisi”.

Janë rreth 250 nxënës, të cilët do të shkruajnë gjuhën e tyre amtare. Mësuesi i gjuhës rome, Raxh Rakipi thotë se nxënësit dhe familjet e tyre e kanë pritur shumë mirë këtë nismë të zyrës arsimore vendore të qytetit të Elbasanit.

Ai thotë se mësimi i gjuhës është parashikuar të nisë në klasën e tretë, pasi në dy klasat e para, fëmijët e komunitetit rom duhet të mësojnë gjuhën shqipe.

Aktualisht janë 250 fëmijë, të cilët do shkruajnë dhe mësojnë gjuhën e tyre ne Elbasan./Egnatia news

Previous articleMagazinonin dhe shpërndanin mallra kontrabandë, arrestohen 2 punonjës të një poste private, në kërkim administratori
Next articleArrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale i shpallur në kërkim për trafik droge (EMRI)