Kohët e fundit obeziteti tek fëmijët është kthyer në një problem mjaft shqetësues, pasi edhe numri i tyre është në rritje. Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët është rritur 10 herë në katër dekadat e fundit, që do të thotë se rreth124 milion djem dhe vajza në mbarë globin kanë probleme me yndyrën e tepërt. Sipas mjekeve specialiste ky fenomen po ndodh edhe në Elbasan dhe faktori kryesor është kequshqyerja që do të thotë fëmijët po ushqehen gabim pasi problemi kryesor ka të bëjë me cilesine e ushqimit.
Rreziku është akoma më i madh, pasi fëmijët që janë të shëndoshë , ka gjasa që edhe kur të rriten të mbeten të tillë, duke u prekur kështu ndaj problemeve serioze të shëndetit
Mjeku keshillon prinderit që të gatuajne ushqime vetë në shtëpi dhe të perdorin një dietë të pasur e të shendetshme.Eleminimin e ushqimeve të shpejta dhe pijeve të gazuara si një nga menyrat më të mira për të shmamgur obezitetin por gjithashtu edhe edukimin e një fëmije për tu rritur i shendetshem./egnatia news