Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme kërkoi për Dakon dënimin me 2.8 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Aktualisht ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk është paraqitur vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Petrit Ismaili.
Avokati Ismaili kërkoi pafajësinë e klientit të tij, ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullimin e dënimit me burg.
