Një ditë nga ngjarja e rëndë në Gramsh ku pas një sherri me thika mes disa të rinjve humbi jetën adoleshenti Fatjon Bici banorët janë të tronditur.

Në vendin ku ndodhi konflikti është vandosur një tufë me lule ndërsa në vende të dukshme është ngjitur shpallja që lajmëron mbajtjen e ceremonisë mortore për 15 vjecarin.

Edhe më e rëndë është situata në shkollën “Asllan Shahini” ku dy të rinjtë mësonin. Heshtja ka pllakosur institucionin arsimor.

Ndërkohë për Faxneës ka folur edhe drejtoresha e shkollës e cila ka treguar se të gjithë janë të trishtuar.

Ajo ka thënë se Fatjoni ka dalë i qetë dje nga shkolla ndërsa shprehet se zënka nuk ka pasur kurrë në shkollë.

“Të gjithë ishin shumë të trishtuar. Ngjarja ka ndodhur dje pas mesimit. Fatjoni ka dalë nga shkolla shumë i qetë. Fatjoni ka ikur nga porta e madhe. Ato armët e ftohta nuk ishin të nxënësve tane që morën pjesë në sherr. Nuk i kontrollojmë nxënësit përditë. Nuk ka qenë nevoja. Nuk ka pasur kurrë zënka, qejfmbetje ka gjithmone por ne përpiqemi me psikologët, mësuesit ti sheshojmë”– ka thene ajo.

Ndërsa në bankën ku qendronte i ndjeri shokët e klasës kanë vendosur një buqetë me lule. Ata kanë shpërthyer ne lot aq sa as stafi pedagogjik nuk mundet ti qetësojë.

Thonë se shoku i tyre i klasës ishte i qetë dhe jo problematik. Nuk e besojnë që ai nuk është më mes tyre.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan SHahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij. Konflikti mes tyre ka nisur në rrjetet sociale dhe ditën e djeshme u përballën në rrugë në mes të ditës ku askush nuk ndëryri per ti ndarë.

Policia njoftoi sot arrestimin në flagrancë të 4 adoleshentëve që morën pjesë në konflikt duke i shkaktuar vdekjen një bashkëmoshatari të tyre dhe plagosën kushuririn e tij. Policia sekuestroi 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme