Xavi Hernandez ka humbur durimin me skuadrën e tij, pas eliminimit nga Champions League.

Barcelona u mposht për herë të dytë këtë sezon nga Bayern Munich, për tu eliminuar në këtë mënyrë nga kompeticioni më i rëndësishëm për klubet evropiane.

Trajneri spanjoll, Xavi e sheh tashmë të pamundur të vazhdohet me këtë fond lojtarësh dhe prej muajit janar do të nisë revolucioni. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Xavi ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e emrave si: Ter Stegen, Frenkie de Jong e Sergino Dest.
Bordi i Barcelonës thuhet se do të kërkojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Dest, kurse për dy të tjerët nuk ka akoma ndonjë shifër.