Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor dhe për poltikat europiane të fqinjësisë dhe politikat e zgjerimit europian, Michela Matuella, gjatë fjalës së saj në Konferencën Kombëtare për Korrupsionin ka theksuar se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.
Ajo u shpreh se vendi ynë ka përmbushur të gjith kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe se BE dëshiron që Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë e saj.
Përparësia më e lartë për Shqipërinë për më tepër në këtë kontekst në të cilin ne po jetojmë. Ne e dimë çfarë ka ndodhur në 24 shkrut dhe më lejoni të përgëzoj Shhqipërinë për mbështetjen e fortë kundrejt Ukrainës. BE e dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe këtë udhëheqësit e kanë bërë të qartë dhe besoj do e bëjnë të qartë edhe në fund të qershorit.
Shqipëria është gati për çeljen e negociatave, kjo nuk do të thotë që të gjitha problemet nuk egzistojnë më sepse po të ishte kështu Shqipëria do të ishte vend anëtar. Ne e kuptojmë punën që është bërë dhe rezultatet, prandaj ne dëshirojmë që negociatat të çelen me Shqiëprinë.
Është shume e rëndësishme që meqënëse ne e shohi ecurinë e reformës, si ka ecur, rezultatet, të gjitha këto kanë qenë të qarta, pra Shqiëpria duhet të konsolidojë më tej këto rezultate dhe të përshpejtojë më tej punën e saj. Kjo është arsyeja pse reformat nuk dueht të reshtin dhe janë përparësi në agjendën tonë.
Gjothçka që është bërë edhe në të shkuarën do të dhet të vlejë dhe do të duhet të bëhët me e shpejt se i tillë është procesi. Shqipëria ka marrë të gjiths masat që të zbatojë një reform në drejtësi dhe është bërë shumë punë e cila vendos Shqipërinë në hartën e atyre vendeve që janë gati për të marrë reforma kurajoze. Ne jemi një partner i fortë i Shqipërisë”, tha ajo.