Teksa raportet tronditëse të dhunës dëshmojnë atë që po ushtrojnë ndaj qytetarëve në Afganistan që pas marrjes së pushtetit muajin e kaluar, më 15 gusht, talebanët pretendojnë se regjimi i ri i tyre ka ndryshuar në krahasim me herën e fundit kur drejtuan vendin. Duke folur për BBC zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen tha se pas 20 vitesh luftime, udhëheqësit e rinj të Afganistanit donin të ndërtonin një “shtet mirëqenieje” për qytetarët.
“Ne jemi populli i Afganistanit, dhuna nuk është politika jonë, gratë kanë të drejtat e tyre themelore”– tha Suhail. Ndërkohë, qytetarët të lodhur nga lufta në Kabul shprehën zemërimin dhe ndjenjat e tradhtisë ndaj SHBA pas tërheqjes së saj muajin e kaluar.
Nga ana tjetër talebanët pretendojnë se kanë ndryshuar krahasuar me 20 vjet më parë, dhe synojnë të ndërtojnë një vend të ri për njerëzit e tij.