Kosova dhe Barcelona mund të luajnë një ndeshje miqësore mes tyre këtë verë, pasi një person me rol të rëndësishëm në kampin katalanas ka filluar punën.
Ish-kandidati për president i FC Barcelonës, Lluis Fernandez Ala, po mundohet të organizojë një ndeshje miqësore midis Barcelonës dhe Kosovës në trofeun e ardhshëm Joan Gamper që mbahet në gusht.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Tëitter, Luis Fernandez ka shkruar: “Ne jemi bashkuar sot me PassioSeny që të sjellim Kosovën në trofeun e ardhshëm të Gamper”.
Në këtë postim ai ka përmendur edhe presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laporta. Më tej ai ka shtuar edhe pjesën: “Ne do ta njohim atë zyrtarisht dhe do t’ia shënojmë emrin Kosovës me të mëdha. Kjo është arsyeja pse jemi më shumë se një klub”, ka përfunduar ai.
Ai e ka bërë këtë thirrje pasi Televizioni Publik Spanjoll nuk e ka bërë një gjë të tillë, madje, ata nuk kanë përmendur emrin “Kosova” në asnjë moment gjatë ndeshjes, por i janë referuar ekipit si “Federata e Futbollit të Kosovës”.