Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar.
Albion Kalemi u kap në Tepelenë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës.
Ndaj tij ishin lëshuar 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Pritet ekstradimi i 37-vjeçarit në Kosovë.
“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.
Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.
Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, meteorologia paralajmëron verë të thatë
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi
Ra nga çatia e Kishës në Korçë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë.”- njofton policia.