Vlorë- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, për shkak se ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

I arrestuari është K. R., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me sektorin e shërbimeve operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
K. R., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel