Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë arrestuar një 28-vjeçar në fshatin Dobraç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./abcnews.al
