Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe municionit luftarak”.
I arrestuari është T. Q., banues në Fier, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 17.12.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më datën 31.10.2011, në lagjen nr. 1 Sarandë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në një automjet, një sasi prej 127 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ora news