Një 41-vjeçar i identifikuar si Mandi Qori ka rënë në pranga nga Policia pasi rezultonte i shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentativë ndaj Eri Drizës, të cilin e qëlloi me thikë para pak kohësh.
Sipas një komunikate bëhet me dije se gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap Mandi Qori 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në lidhje me dy akuzat që rëndojnë mbi të.
