Një 52-vjeçar nga Kukësi, banues në fshatin Brekijë, është vënë në pranga nga Policia.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllain e tij dhe një tjetër person, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia.
Sakaq, vëllai i tij dhe një person tjetër u arrestuan një vit më parë, ditën e zhvillimit të operacionit kundër veprimtarive kriminale. Grupi hetimor po kryen verifikimet, për të zbardhur veprimtarinë dhe rolin e 52-vjeçarit nga Kukësi./ abcnews.al
