“Stop” shkoi në Cërrik pas letrës dërguar në redaksi nga nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Aleks Buda”. Ata kërkojnë ndihmë për shokun e klasës, i cili ka një problem në këmbën e majtë.
Elti Kute tashmë nuk bën asnjë lëvizje pa paterica.
“Kam tek një vit që i mbaj rregullisht, që nuk i heq fare. Fillova të eci me paterica sepse kam një problem me këmbën e majtë dhe nuk mund të eci dot pa paterica. Nuk e vendos dot këmbën e majtë në tokë”, u shpreh Elti.
Pas një konsulte me një pediatër turk, i kanë thënë, se ka nevojë për një ndërhyrje urgjente, ndoshta dhe dy ndërhyrje, në varësi të situatës. Kostoja shkon në 30 mijë euro. Për Eltin është hapur edhe një llogari në https://gofund.me/c94c7d87
“Një mjek turk shkuam bëmë konsultën atje, mjeku tha si rast është për ndërhyrje dhe jeni goxha vonë. Pengesa është situata ekonomike sepse ne jemi të dy pa punë. Kemi kempin e fëmijëve, nuk përballohet. Mund të bëhen dy ndërhyrje dhe shkon diku tek 30 mijë Euro ndërhyrja, ne e kemi të pamundur”, tha e ëma e djalit./tvklan.al