Në fjalimin e tyre të parë për popullin, dy ditë pasi morën në kontroll Afganistanin, talibanët kanë një mesazh për lirinë e shtypit.
Zëdhënësi taliban, Zabihullah Mujahid, thotë se media nuk duhet të punojë kundër tyre.
“Asgjë nuk duhet të jetë kundër vlerave islame, kur bëhet fjalë për aktivitetet e medieve. Ju që punoni në media duhet t’i kushtoni vëmendje mangësive tona në mënyrë që t’i shërbejmë kombit. Por media nuk duhet të punojë kundër nesh“, tha zëdhënësi taliban.