Pas një periudhe relaksimi, Dua Lipa i është rikthyer projekteve muzikore dhe ka bashkuar forcat me legjendën, Elton John.
Kënga e saj më e re, një remix ka ardhur para pak kohësh në bashkëpunim me artistin e madh që mban titullin “Cold Heart”.
Ky bashkëpunim ka arritur të ngjitet në krye të tabelës dhe është projekti i dytë i Sir që ka zënë vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.
“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Sir Elton John duke folur me prezantuesin e Big Top 40, Will Manning.
Kujtojmë se Dua ishte pjesëmarrëse tek festa e përvitshme e Elton John pas çmimeve “Oscars”, e cila u transmetua onine. I gjithë ky organizim u mbajt për të mbledhur para për fondacionin e artistit që ndihmon të prekurit nga SIDA.
Përkrah artistit të famshëm performoi edhe Dua Lipa, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Artistja shqiptare nuk veshi vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.
Pas performancës që u pëlqye shumë nga publiku, Dua Lipa shkroi dy fjalë për artisten. Ajo ka falenderur John që e zgjodhi për të kënduar përkrah tij në eventin, që mblodhi më shumë se 2 milionë paund për kauzën e madhe.
“I dashur Elton, faleminderit që më zgjodhe mua për të performuar përkrah teje ditën e djeshme. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr e bërë realitet që performova me ty për një kauzë kaq të jashtëzakonshme. Vazhdoj të buzëqesh nga veshi në vesh dhe nuk do e harroj kurrë këtë moment, veçanërisht që këndova me ty Bennie and The Jets dhe Love Again. Të dua!!!”, ka shkruar Dua për Elton John.
icon style