Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar Lulzim Bashën për pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të thirrur prej tij.

Sipas Shkëlzen Berishës, Basha nuk e ka arritur kuorumin për thirrjen e këtij Kuvendi.

“Kuorumi i Bashes 7 x 7 = 42”, shkruan ai me ironi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Kuvendi i PD, i thirrur nga Basha po mbahet në Pallatin e Kongreseve, me një sallë të mbushur, ndërsa disa dhjetra demokratë ndodhen në hyrje të godinës.

Por ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej organizatorëve nuk ka bërë me dije numrin e pjesëmarrësve në radhët e delegatëve.