Edhe pse nuk e pranuan dhe përfolën kurrë, publiku shqiptar e dinte se motrat Libohova nuk flisnin më me njëra tjetrën për arsye që vetëm ato i dinë.
Por postimi i fundit i Erandës tregon se mund të ketë ndodhur pajtimi.
Eranda ka shkrepur një fotografi në lagjen “Ali Demi” të cilën e ka shpërndarë në Instagram dhe shkruan:”Në lagjen e motrës”.
Kujtojmë se ato kanë edhe një motër të tretë, e ndoshta Eranda i referohet asaj, por do të ishte një lajm shumë i bukur nëse dedikimi do ish për Irmën.

