Sonte luhet xhiroja e parafundit në Ligue 1 të Francës. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen në orarin e njëjtë, duke filluar nga ora 21:00.

Pas 10 viteve, Lille mund të shpallet kampion i Francës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Nëse mposhtin St.Etiennen dhe në anën tjetër PSG lëshon pikë ndaj Reimsit, atëherë edhe matematikisht Lille shpallet kampion i Ligue 1, një xhiro para fundit të kampionatit.

Aktualisht, Lille ka tri pikë më shumë se kampioni aktual. Paris Saint-Germain në renditjen tabelare.Reklamë

Ekipi i drejtuar nga Pochettino ka ende gjasa për ta fituar titullin, por duhet që Lille ta humb njërën nga dy ndeshjet e mbetura, kurse PSG të triumfojë në dy xhirot e mbetura. /Gazeta Express/