Ish-kryeministri, Sali Berisha do të mbajë Foltoren përmbyllëse në qytetin e Laçit ditën e premte në orën 17:00.
Në një postim në Facebook, Sali Berisha i bën thirrje të gjithë demokratëve të Kurbinit që të marrin pjesë në këtë Foltore.
Rikujtojmë se Sali Berisha ndërmorri iniciativën Foltorja menjëherë pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së në datë 9 shtator, me urdhër të Ambasadores Yuri Kim.
Ai ka mbajtur mbi 10 takime në qytete të ndryshme të vendit, ku ka bërë deklarata të forta kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, të cilin e quan peng të Ramës.
Ndër të tjera, Sali Berisha ka konfirmuar në Foltore se do të kandidojë sërish për kreun e PD-së, sapo të shkarkohet Basha.
Shkarkimin e Bashës ai synon ta realizojë me anë të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së që ka thirrur në datë 11 dhjetor, pasi mblodhi 4200 firma të delegatëve.