ITALI– Një 19-vjeçar shqiptar banues në Arzignano nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident me makinë.
I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u aksidentua të dielën teksa udhëtonte me shokët në një makinë tip Lancia.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 10:00 teksa makina me 5 shokë po shkonte drejt Venezia-s. Papritur mjeti u përplas me një beton dhe i riu nuk ka mbijetuar dot si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.
Këtë të hënën, zemra e 19-vjeçarit pushoi së rrahuri. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Policia u lajmërua për aksidentin nga një motorist, i cili e ka pasë me sytë e tij përplasjen.
Në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin 5 persona, të gjithë shokë me njëri-tjetrin.