Quhem Nevila Bami, kam qenë kandidate për deputete në vitin 2009 në qarkun Fier. Në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të degëve, u zgjodhën kandidaturat dhe filluan kontaktet me njerëz. Në mënyrën më anti-demokratike, emri i kryetarit erdhi i mbyllu në zarf. Lista e kandidateve u plotësua me emra preferencial. Gjëja e dyte. Unë mendoj se ju i pari dhe të gjithë të tjerët i keni shumë borxhe demorkatëve Lushnjarë. Lushnjarët nuk kemi marrë atë që kemi dhënë. Nuk jemi vlerësuar asnjëherë. Nën petkun e te deleguarve, u kemi hapur derën e partisë shumë personave. Ne nuk e bëjmë këtë se jemi frikacake, se na dthonë keni frikë dhe nga lepuri. Ne i hapim deren te gjtiheve, dhe ne vend që të na mbështesnin, na mkanë bërë të ndihemi të pavlerë. Ju ndiehni të prekur dhe prandaj keni reaguar, por duhet të pyesni veten sa demokratë në sallë këtu sotjanë prekur?