
Ajo tregoi se në janarin e kaluar kishte përjetuar një abort spontan, pa ndonjë shkak të përcaktuar mjekësisht.
Megjithatë, Rudina tha se kishte zgjedhur ta shihte këtë ngjarje të dhimbshme nga një tjetër perspektivë. Rudina theksoi se kjo përvojë, megjithëse e vështirë, u shërbeu për të reflektuar, për të ndërtuar më shumë forcë dhe për të mos humbur besimin në të ardhmen.
“Unë vjet në janar kisha një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar, zgjodha që ta shihja këtë ngjarje të vështirë.
Zgjodha ta përkthej në një anë tjetër që kaluam ne të dy, ne të 6-të. Na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”.
