Lulzim Basha:
Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e rradhës, jo vetëm rendi i ditës por dhe gjendja që ka plakosur në vend janë tregues të qartë ë kemi të bëjmë jo me krizë energjitike por me krizë korruspsioni që bëri të mundur që në verë të zbrazej kasakada e Drinit.
Dhe do të blihet me dyfishin e cmimit që e kanë shitur. Që ta blejnë duhet ta marrin borxh dhe borxhin do ta marrin nga xheoat e qytetarëve. Në një vend normal sot nga i pari i isntitucionit tek drejtuesit e tjerë duhet të ishin të pandehur.
Por ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë mos të stërvallen nëpër tapetet e kuqe në Tiranë, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Kjo javë do vazhdojë siç ka nisur me një ofensivë që ka në thelb mbrojtjen e qytetarëve. Unë ju ftoj ju si media të shihni nëpër rrugë dhe nëpër dyqane ku do të shikoni familjarë që blejnë gjysëm buke 2 karrota dhe 2 qepë. Do të vëreni se pasi ai e lajmëroi, çmimet kanë kapërcyer në gjithçka jo vetëm në energji. Të pretendosh se ka diçka më të rëndësishme sot se kjo është papërgjegjshmëri.
Po kështu për të treguar me forcë që kry problem i shkaktuar nga Edi Rama nu kzgjidhet as me fjalime as me propagandë as me paketa për të fshehur vjedhjen.
Kjo krizë ka në thelb krijimin e një grushti personash në vend, që është kryeministri ministrat dhe personazhe të krimit të cilët kanë përqendruar një numër të madh pasurie në duart e tyre. Shikoni sa hipokritë janë, dalin dhe thonë se ulja e TVSH nuk e ul cmimin, ndërkohë për oligarkët e kanë hequr TVSH-në për jahtet.
Pse? Sepse kështu thotë një njeri që ka humbur cdo lidhje me realitetin e njerëzve. Ne kemi shpalosur një plan të detajuar për të nxjerrë vendin nga kriza ku pjesa më e madhe ka të bëjë me energjinë. Pavarësisht masakrës zgjedhore ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbështetur qytetarët.
Përgjigjia e tij ndaj Taulant Ballës pasi nuk u ngrit Komisioni Hetimor për Becchetin:
Si përfundim një thirrje për institucionet e drejtësisë, jeni para shumë testesh. Por ky është një nga testet kryesore, që është krizë korrupsioni, dhe jo krizë energjie. Ata që paguhen me taksat e shqiptarëve, që mbajnë pas vete eskorta garde, ta kuptojnë një orë e më parë që ajo zyrë ka një funksion, për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kushtetuta është e qartë sa i takon komisioneve hetimore, të fshehësh dosjen Beketi është në interes të Edi Ramës, Engjell Agaçit, Erion Veliajt dhe Alma Hiçkës, dhe jo në interes të shqiptarëve. Ta harrojnë se do ta pranojmë në heshtje mohimin e këtij komisioni hetimor.