Aristela dhe Princi kanë pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar në emisionin “Për’puthen”. Ata shfaqeshin herë të afërt dhe herë shumë të ftohtë e në përfundim nuk dolën bashkë si çift. E njëjtë ka qenë situata mes tyre edhe pasa daljes nga programi.
Ndërkohë sot ata të dy janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin “Abc e Pasdites” për shkak të një deklaratë të fortë që Aristela bëri javën e shkuar. Ajo u shpreh se në “Për’puthen” nuk kishte burra dhe këto fjalë të saj Princi nuk i ka pritur mirë. Për këtë arsye ata janë përballur bashkë për të sqaruar gjithçka.
“Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë dhe vazhdon flet keq për ty. Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë”, tha Princi.
Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Aristela e bën për vëmendje dhe followers-a duhet t’i gjej në vende të tjera. Nga ana tjetër, Aristela theksoi dhe shpjegoi se nuk e kishte konkretisht me Princin deklaratën.
“Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”, u shpreh Aristela.
Më pas Princi u ndal edhe tek një tjetër intervistë e saj, ku ka bërë një deklaratë për dhuratat. Princi pohoi se ajo ishte shprehur se “do marr një qen dhe do ia vë emrin Princ”, ndërkohë Aristela u shpjegua se e ka thënë me shaka duke e ditur sa i do qentë ai.
Mirëpo Princi tha se këto fjalë i ka marrë si ofendim dhe Aristela u detyrua t’i kërkonte falje për deklaratën.
icon style